Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet me tifozë të përzgjedhur nga një short elektronik që do të “hidhet” nga Federata Shqiptare e Futbollit. Procesi i shortit elektronik do të kryhet më datë 3-4 qershor. Sipas njoftimit që ka bërë FSHF-ja në rrjetet sociale, vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar në llogarinë e tyre në email.

“Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik. Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur. FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe durimin, duke garantuar se çdo hap i këtij procesi po realizohet me transparencë të plotë dhe barazi për të gjithë aplikuesit,”-sqaron FSHF-ja në reagimin zyrtar.

Por njoftimi i FSHF-së nuk ka kaluar pa polemika nga tifozët dhe mbështetësit e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Poshtë postimit të Federatës, gjetën hapësirën për t’u ankuar të gjithë ata që kërkonin një biletë për të parë ndeshjen. Shqetësimin kryesor e kishin për faktin se afati kohor, nga përzgjedhja e fituesëve, tek gjetja e biletave të avionit (për ata që vijnë nga jashtë) dhe akomodimi në hotelet në Tiranë. Po sipas tifozëve, Federata nuk i ka marrë parasysh këto kritere ndaj dhe ata nuk i kanë kursyer kritikat në komente.

KOMENTET E TIFOZËVE: