Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka pritur sot Endrit Thaçin, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau me ndjekësit një mesazh që Endrit Thaçi kishte sjellë nga Haga.
“Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, shkruan Balla.