Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i 3 vjedhjeve të ndryshme në kryeqytet, të kryera në ditë të ndryshme.
Blutë njoftojnë se nga hetimet dhe provat e siguruara, rezulton se 44-vjeçari me inicialet R.L.:
-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;
-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;
-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.