Titulli WBO për zonën e Evropës nuk lëviz nga brezi i Nelson Hysës. Kampioni shqiptar i peshave të rënda rezultoi shumë i fortë përballë gjermanit Patrick Korte, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Ipswich-it. 40-vjeçari nga Shkodra ishte dominues që në raundin e parë, ndërsa nuk priti shumë dhe në të dytin e mbylli me nokaut.

Për Hysën kjo ishte ndeshja e 23 në karrierë në boksin profesionist, me 100 % fitore, ndërsa 21 prej tyre kanë ardhur me nokaut. Për këto arritje Hysa mori edhe përgëzimet e kryeministrit Rama përmes rrjeteve sociale.

Dueli në stadiumin e Ipsëich u organizua me ftesë të promotorit Frank Ëorren, për të cilin boksieri shqiptar pati një kërkesë në fund të duelit.

“Dua ti them promotorit numër 1 të boksit në botë, Frank Ëorren, se po shoh këtu që ka vetëm një boksier i cili s’ka anjë humbje, Moses Itauma, ashtu si unë. Më vër në ring me të! Unë jam gati, nëse edhe ai është, le të ndeshemi. Është koha për të parë se kush është më i miri,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Britaniku Moses Itauma konsiderohet si një prej boksierëve më të ardhme të ndritur. Edhe pse 20 vjeç Itauma ka 20 ndeshje në boksin profesionist, të gjitha fitore. Qëllimi i Nelson Hysës është që shumë shpejt të duelojë për një titull kampion bote.