Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 3 persona, mes tyre nje efektiv policie për ndeshjen e djeshme të zhvilluar në Tiranë mes Shqiëprisë dhe Serbinë në Air Albania.
Dy prej të arrestuarve akuzohen për prishje të rendit e qetësisë, si edhe hedhje të sendeve të forta në fushë, ndërsa efektivi 45-vjeçar u konstatua duke marrë para nga dy shtetas të Kosovës për shmangur kontrollin fizik të tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.