Trenat bullgarë të PD vlejnë sa një grusht votash. Berisha dhe të tijët pretendojnë se kanë kapur lokomotivën e manipulimit masiv të zgjedhjeve në Elbasan, por shifrat lënë dyshime të forta.
Në total janë 4 trena demokratë, që ndalojnë në 4 fshatra të Peqinit. Aty kanë votuar 823 qytetarë, nga të cilët 580 kanë votuar Partinë Socialiste, 200 Partinë Demokratike dhe 43 për partitë e vogla.
Pretendimi i parë erdhi për fshatin Pekisht. Ndonëse KQZ dhe Prokuroria e Elbasanit kanë hedhur poshtë pretendimet e demokratëve, edhe numrat nuk mbeten pas.
Në vitin 2021, Pekishti ka dalë barazim 100-100. Partia Demokratike ka rënie, 49 vota, por rënia e saj tashme nuk është lajm. Nëse do kishte tren bullgar, lajm do ishte rritja e Partisë Socialiste. Por 4 vjet me vone, në këtë qendër votimi, Partia Socialiste ka marrë 77 vota, ose 23 me pak.
Por nëse shkon me përqindje, në Pekisht më 11 maj, në këtë kuti, demokratët kanë marrë 35% të votave, një rezultat 3% më i mirë se ai çfarë ka marrë në qark. Ndërkohë socialistet, megjithëse kanë fituar me 56 përqind, janë 5 përqind me pak sesa niveli i tyre në qark. Pra tren nuk ka patur, shume shume nje tram me avull, që thjesht ka ecur pak me shpejt se karroca gazmore e Shqipërisë madhështore.
Po kështu edhe në Blinas. Partia Socialiste ka marrë 96 vota, kurse PD 30 vota, të tjerat 7 vota. Në vitin 2021, socialistët serish fitonin, megjithëse me një rezultat më të ngushtë.
Në fshatin, Përparim, Partia Socialiste ka marrë 187 vota kurse Partia Demokratike 96. Krahasuar me 2021, PS shton 60 vota, por demokratet kane humbur vetëm 20. Partitë e tjera kanë marrë 19 vota. Pra teorikisht treni bullgar nuk i ka marre asnjë vote demokrateve. 99 përqind e votave që janë larguar prej tyre, nuk kane shkuar të PS, por të partitë e tjera të reja.
Diferenca ama është e konsiderueshme në Drangaj të Karinës, 220 vota për PS dhe 25 vota për PD. Edhe në vitin 2021, diferenca ishte thellë, 109 vota për socialistët e vetëm 37 për demokratët. Këtu demokratet kane humbur 12 vota por socialistet jane dyfishuar me 111 vota. Ndonëse këtu shtimi i socialisteve eshte pertej normales, vetem nje magjistar mund te kthente cdo vote te ikur nga demokratet, ne dhjete te tilla per socialistet.
Por ndoshta këtu është e vërteta e asaj që ka ndodhur në Peqin. Këtu nuk ka qene lajm rritja modeste e PS me vetëm 600 vota, por rrënimi i PD, me gati 3000 vota më pak se 4 vite më parë. Këtu është dhe sekreti pse madhështorët humben mandatin e pestë, për të cilin i duheshin diçka më shumë se 1000 vota.
Në mars, Sali Berisha i hoqi zonës përfaqësuesin më të votuar të primareve për qarkun, Dashnor Sulën. Rezultati i 2021 ishte meritë e tij, por doktori kërkonte një rezultat të njëjtë për trenin e tij, pa lokomotiven e zhurmshme te dashnorit të Peqinit.
Dhe përgjigja e paralajmëruar i erdhi me shifra, vetëm se doktori nuk do ta pranojë se nuk është se pati tren socialist apo bullgar. Thjesht tufës se tij të votave blu, i mungoi Dashi i kopesë. Dhe për kete magji, doktori si gjithmonë ka meritë personale.