Adri Kalaja
Këto kohët e fundit me luftën në Ukrainë dhe sidomos atë në Gaza rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre kanë pasur një bum të jashtëzakonshëm.
Sidomos kam parë në mbështetje të Palestinës artistë dhe artiste të dorës së dytë, të keqpërdorur nga pushteti dhe pastaj të braktisur në Universitetin e Gracit në Austri.
Të njëjtët që mbështesnin teatrin, por kjo nuk ka rëndësi për argumentin që do të shtroj më poshtë, zhurmuesit dhe agjitatorët nuk i kanë munguar asnjëherë klimës së vakët kulturore në Shqipëri, dhe as gazetarët e dobët e përkthyesit e redaktorët islamistë.
Në fakt këtë fenomen, artistin e keqpërdorur nga pushteti do të mundohem ta kthej në kategori metafizike, për këtë më duhet një libër në ndihmë.
“Trimnika”, nga Zhaku.
Filozofi hebre Harari thotë që e vërteta kushton më shumë se fiksioni dhe e ilustron me shembullin e një libri për romakët, po të shkruash vërtet historinë e tyre, do duhet të vizitosh vendin, të bësh kërkime, që kushtojnë, të merresh me arkeologji, që kushton, të bësh intervista, që kushtojnë, etj.
Po të shkruash një roman fiction për garat me koçi në Romë, ulesh në karrige dhe thjesht shkruan sesi garuesi A bëri aksident dhe garuesi B u martua me gruan e tij pas vdekjes.
Prandaj, dhe skena kulturore shqiptare është si punë fiksioni, dhe Zhaku si artiste “e brendshme” ja ka dalë më së mirë të përshkruajë mjerimin e saj.
Zhaku nuk ka dashur të degjenerojë, thjesht ka përshkruar me shumë finesë artistet bjonde të droguar me heroinë, piktorët pa talent që hynë politikë dhe ashtu si hynë dolën e të tjera.
Përveç këtyre rrëfimeve libri flet dhe për kurajon që i duhet një gruaje të mbijetojë dhe të ketë sukses në skenën shqiptare pa shitur veten.
Libri është një realitet por që përshkruan një fenomen fantazioz, që për fatin tonë të keq është akoma gjallë, që ka degraduar deri aty sa në luftën për të drejtat e njeriut mban anën e “ajatollahëve”.
Urryesit më të mëdhenj të letërsisë dhe kulturës, vrasësit e shkrimtarëve dhe pasuesit e terrorit janë nga feja e tyre, jo imja, por dhe për ta thënë këtë duhet trimëri, si “Trimnika” e Zhakut.