Presidenti i SHBA Donald Trump në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë teksa foli për luftën Ukrainë-Rusi tha se presidenti Zelensky po zhvillon një betejë të guximshme.

Ai tha se do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus nëse mund të arrihet një armëpushimin.

“Kam folur me Zelenskyn. Në fakt, në kohë të vështira, ndonjëherë nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm. Mendoj se ai do të donte të shihte një fund të kësaj lufte. Mendoj se është një kohë e shkëlqyer për ta përfunduar atë. Do të flas me Vladimir Putinin dhe do të shohim nëse mund ta zgjidhim këtë çështje.

Por këta janë njerëz të guximshëm. Ata po luftojnë. Javën e kaluar u vranë pothuajse 7,000 ushtarë të rinj, ushtarë rusë dhe ukrainasë, 7,000 brenda një jave. Është çmenduri. Kështu që do të flas me Putinin. Pata një takim të mirë me Zelenskyn dhe kam pasur shumë takime të mira me shumë njerëz, shumë udhëheqës të shkëlqyer. Por ai po lufton një luftë të guximshme. Është një luftë e vështirë”, tha Donald Trump në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë.