Avokati i Popullit mbushi para dy ditësh 25 vjet nga krijimi si një prej institucioneve të pavarura në vend.
Për 25-vjetorin u organizua edhe festë, ku ishin të pranishëm figura nga jeta politike, e medias, drejtësisë, etj.
Por juristi Ylli Manjani e ka e ka cilësuar këtë festë si një turp shtetëror.
I ftuar sonte në Euronews Albania, Manjani tha se në festë morën pjesë “palaço” dhe “maskarenj”, ndërsa përdori disa terma fyes dhe për disa personazhe të showbizit që morën pjesë në festë.
Sipas Manjanit, në festë duhej të merrnin pjesë “njerëzit hallexhinj: që Avokati i Popullit iu ka zgjedh problemet.