Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5 me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kemi një Hënë të re të bukur te Gaforrja, në një hyrje të drejtëpërdrejtë me Diellin dhe planetin e fatit. Janë të larguar nga katërkëndëshi Neptun-Saturn. Do të nisim të ndiejmë periudhën e ndryshimit për mirë, individualisht.

Kjo do të thotë që të gjithë duhet të nisin planet dhe të ndërmarrin iniciativa për familjen, shtëpinë, eventet. Do të ishte mirë të vendosen në agjendë që sot.

Sot kemi një hyrje shumë të fortë të Mërkurit me Uranin. Kjo nënkupton informacion të ngarkuar, por të gjithë do të mund të vazhdojnë me projektimin.
Është periudhë shumë e mirë për fejesë, martesë, ndërrim dhe arredim shtëpie.

Dashi
Ky Uran në hyrje të fortë me Mërkurin ka të bëjë me informacione në lidhje me zhvillimet në punë ose një projekt të tyre. Është një cikël i plotë hënor ku informacioni nuk do të mungojë, dhe që sot do të ketë lajme të forta. Për sa i përket Venusit, do të mendojnë edhe pak për mbylljen e detyrimeve ekonomike. Mërkuri nga nesër do të kalojë te Luanët, duhet të kontrolloni tonacionin e fjalës. Fjala do ngrohtësi, sidomos të dielën.

Demi
Venusin e kanë te vetja, vijojnë të ndihen të pasigurt. Prioritet mbetet mënyra si ndihen me veten dhe me njerëzit që bashkëudhëtojnë profesionalisht. Nuk ka vend për analiza. Është koha për të falur dhe për të pushuar. Urani me hyrjen shumë të fortë me Mërkurin, informacioni që marrin është për shumë mirë.

Binjakët
Hëna e re ka të bëjë me vendosje të brendshme emocionale. Mënyrën si ndihen me njerëzit që duan. Nga sot, diçka e bukur vendoset në agjendë që sjell një fundjavë shumë të mirë.

Gaforrja
Kanë periudhën e vet. Sot kanë hyrjen e Diellit mbi planetin e fatit. Shfrytëzojeni maksimalisht për të marrë vendime për çështjet tuaja më të rëndësishme. Për zgjidhje problemesh madhore, të mbartura.

Luani
Nga nesër kanë Mërkurin te vetja. Do të ndihen gati për të shfrytëzuar ritmin e verës. Do të duan të përcjellin mendimin, informacionin dhe bashkëveprimin. Hëna e re ndihmon shumë për të mbyllur çështje që i përkasin familjes.

Virgjëresha
Marsin e kanë te vetja, në hyrje të bukur me Mërkurin. Informacioni dhe lëvizjet në shërbim të informacionit do të jenë shumë të mbara. Shpesh do të mund të shfrytëzojnë Hënën e re. Do të vendosin në punë inteligjencën për ndryshime të vogla që sjellin zhvillim të fortë të ekonomisë.

Peshorja
Do të favorizohen shumë nga Mërkuri te Luanët. Do t’i japë hapësirë për t’u marrë me gjëra të bukura dhe me atë që shijojnë më së shumti. Hëna e re: çështjet që i përkasin familjes do të jenë kryefjalë e fundjavës dhe më gjatë.

Akrepi
Urani bën atmosferën të ngarkuar dhe të elektrizuar. Ngarkesat dhe lodhjet do të nxjerrin në sipërfaqe një nervozizëm. Kontrollojeni, sidomos të dielën. Kalimi i Mërkurit te Luanët i nxjerr në qendër të vëmendjes. Hëna e re te Gaforrja do t’ju ndihmojë për nisje të reja që kanë të bëjnë me dashurinë.

Shigjetari
Favorizohen shumë nga Mërkuri te Luanët, në mënyrën si do të organizohet agjenda e tyre, si do të jetë ecuria e pjesës së parë të korrikut. Por favorizohen edhe në mënyrën si do të bashkëveprojnë me njerëzit në një atmosferë sociale. Hëna te Gaforrja ndihmon për të mbyllur çështje.

Bricjapi
Me një Hënë të re përballë Diellit të tyre. Të lindurit nga data 25 dhjetor deri në datën 2 janar do të kenë momentin që fati do të ngjyrosë shumë bukur projektimet e bashkëpunimeve të tyre, ose nga mënyra si do të vlerësohen në punë. Stabiliteti do të jetë në familje dhe do ta shijojnë më gjatë se kjo javë.

Ujori
Do të merren me pasardhësit. Me projektime që do t’i bëjnë të ndihen shumë mirë. Për beqarët e Ujorit, kanë vendosur që të shohin me lupë raportet në çift. Mos analizoni me detaje, nuk është periudha e duhur për situata konfliktuale.

Peshqit
Një Hënë e re ndihmuese dhe lehtësuese. Do të jetë një 28-ditësh që do t’i ndihmojë në çështje që i dinë dhe i njohin. Venusi te Demat është ndihmues. Kush po përgatit ndryshime në jetën e tyre personale janë me fat.