Ushtarët Amerikanë po marrin pjesë në Exercise Immediate Response 25, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë për ushtrime me armë zjarri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar pamje të ushtarëve amerikanë që po marrin pjesë në stërvitjen ‘Exercise Immediate Response 25’.

‘Immediate Response 25 është një ushtrim në shkallë të gjerë i Ushtrisë Amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror, dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale. Ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës’, thuhet në njoftim.