Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanw publikuar në rrjetet sociale, detaje nga operacioni të zhvilluar të premten, më 13 qershor, në territorin iranian. Në pamjet e publikuara, shfaqen pikat ku, sipas IDF, regjimi i Teheranit “do të kishte zhvilluar programe armësh bërthamore”.

Videoja tregon edhe emrat dhe fytyrat e shkencëtarëve që, sipas Izraelit, kishin rol aktiv në këto plane sekrete.

“Eliminimi i tyre është një goditje e rëndësishme për aftësinë e regjimit për të siguruar armë të shkatërrimit në masë.”- shkruan IDF në mesazhin shoqërues.

“Nga objektet bërthamore te sistemet e mbrojtjes ajrore, kemi çmontuar disa nga asetet më të rrezikshme ushtarake të Iranit. Ja një përmbledhje e objektivave kyçe të goditura në të gjithë Iranin,” – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ushtria izraelite.

Në një zhvillim paralel, autoritetet izraelite kanë bërë me dije se janë eliminuar 9 shkencëtarë dhe ekspertë të nivelit të lartë, të cilët kishin rol kritik në avancimin e programit të armëve bërthamore të Teheranit.

“Të gjithë shkencëtarët dhe ekspertët e eliminuar, bazuar në të dhëna të inteligjencës, ishin faktorë kyç në zhvillimin e armëve bërthamore iraniane. Eleminimi i tyre përbën një goditje të rëndësishme për aftësinë e regjimit për të siguruar armë të shkatërrimit në masë.”-thuhet në postim.

Nga ana tjetër IDF ka shpërndarë një postim ku sipas tyre tregohet diferenca midis sulmeve nga ana e ushtrisë së Izraelit dhe Iranit. Sipas Izraelit targeti i sulmit të forcave të tyre janë bazat bërthamore kurse Irani ka target shkollat dhe civilët.