Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një tjetër histori suksesi për transformimin urban të kryeqytetit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai rikujtoi se për katër vite me radhë, parku te “7 Xhuxhat” ishte lënë në harresë nga administrata e mëparshme, pa asnjë investim, duke u kthyer në një hapësirë të thatë në zemër të qytetit.
Por gjashtë vite më parë, Bashkia vendosi ta ndryshojë këtë realitet duke e kthyer atë në një nga këndet më të bukura të lojërave për fëmijët.
Për 4 vjet, parku te “7 Xhuxhat” u la në harresë nga administrata e kaluar, pa asnjë investim, një hapësirë djerrë në mes të qytetit.
6 vjet më parë e ndryshuam atë realitet kur shtuam një tjetër park lojërash në Tiranë. Kështu, “7 Xhuxhat” nga privat, u kthye në hapësirë publike me parking poshtë për prindërit dhe lojëra përmbi për fëmijët.
Histori që tregon se filozofia jonë ka qenë gjithmonë ajo e punës, jo e llogjeve”, shkruan Veliaj.