Jo gjithçka duket se ka shkuar mirë në festën e ditëlindjes së 34 të Partisë Socialiste, ku kryetari Edi Rama është parë teksa ka zhvilluar një bisedë me tone të forta me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Menjëherë pasi mbajti fjalimin, ku nuk kurseu as disa batuta për të pranishmit, Rama zbriti për të takuar disa prej socialistëve që ishin mbledhur para selisë rozë.

Por takimi me Dredhën duket se nuk ka qenë aq i qetë.

Debati mes tyre është kapur në kamera ndonëse nuk dihet se çfarë i ka thënë Rama, apo për çfarë mund ta ketë “qortuar”.