Leo Messi vijon të jetë spektakolar. Sulmuesi sot zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer personale në kampionatin amerikan.
Skuadra e tij Inter Miami fitoi 5-1 ndaj Columbus Crew dhe “Pleshti” luajti ndeshjen më të mirë të sezonit, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.
Golin e parë e shënoi në minutën e 15-të, ndërkohë që për golin e parë të takimit (1-0) për skuadrën e tij ishte ai i cili dha asistin.
Messi shënoi sërish në minutën e 24-të (2-0) me asist nga Sergio Busquets. Në pjesën e dytë, Luis Suarez shënoi golin e katërt. Messi tashmë ka 10 gola dhe 7 asiste në MLS.