Gjatë konferencës së sotme, Sali Berisha u bë “lëmsh” duke ngatërruar mediat amerikane me shqiptare.
Teksa u pyet për një opinion të Agim Neshos të publikuar në Fox News, Berisha u ngatërrua mes emrave të mediave shqiptare si Top Channel dhe Top News, duke mos kuptuar se pyetja i referohej medias amerikane.
Gazetarja që i adresoi pyetjen i shpjegoi disa herë që po fliste për median amerikane.