Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores.

Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë.

Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.

Ajo mbeti jashtë Parlamentit, pasi nuk u kandidua për deputete nga Partia e Lirisë.

Ndaj dhe ka nisur merret me kinema.

Vetëm nuk dihet nëse do e çojë deri në fund ëndrrën e saj si aktore, pasi tashmë ka probleme me drejtësinë.