Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin e 11 majit edhe në një tjetër qark. Në mbledhjen e ditës së sotme, u rrëzua ankimi i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Dibrës dhe Shkodrës. Ndërkohë, vendimi për Vlorën u shty më datë 26 qershor ora 08:30.

Bashkë me katër qarqet Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, ku Kolegji ka rrëzuar ankimimin e PD-së shkon në 7 numri i qarqeve ku Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 11 Majin.