Luanët (të lindur midis 23 korrikut dhe 22 gushtit) kanë tendencë të jenë disa nga personalitetet më të forta midis shenjave të tjera të zodiakut.
Krenarë, të guximshëm dhe shpesh të parezistueshëm, ata i trajtojnë marrëdhëniet e tyre me po aq pasion dhe intensitet sa edhe pjesën tjetër të jetës. Por si çdo shenjë tjetër, edhe ata kanë anët e tyre të lavdishme dhe ato pak më të errëta. Nëse je në një lidhje me një Luan (ose mendon të jesh), ja disa gjëra thelbësore që duhet t’i kesh parasysh:
1. Besnikë, kur duan të jenë
Nëse arrin të kapërcesh egon e tyre dhe t’u ofrohesh me përkushtim, një Luan do të qëndrojë pranë teje pavarësisht gjithçkaje. Janë partnerë mbështetës dhe inkurajues, dhe kur dashurojnë, e bëjnë me zemër. Mos harro: dashurinë dhe vëmendjen që të japin, duan t’ua kthesh në të njëjtën masë.
2. Të sigurt dhe të drejtpërdrejtë
Luanët nuk e fshehin atë që ndiejnë. Nëse u pëlqen dikush, do ta tregojnë pa ngurrim. Janë shumë shpesh ‘brutalë’ në sinqeritetin e tyre.Ata ta thonë mendimin e tyre drejt e në sy, edhe nëse të dhemb.
3. Romantikë të lindur
Dashuria për ta është një formë arti. Me natyrën e tyre krenare, do të përpiqen të të bëjnë të ndihesh si në një film romantik. Ajo që kërkojnë në këmbim? Vëmendje, vlerësim dhe ndjenjën se janë të veçantë për ty.
4. Mbretër të dramës
Po, e duan vëmendjen… dhe po, ndonjëherë edhe dramën. Nëse je në një lidhje me një Luan, përgatitu për emocione të forta dhe momente teatrale.
5. Kërkojnë vazhdimisht vëmendje
Nëse nuk janë në qendër të vëmendjes, nuk ndihen mirë. Luanët ndihen të p
6. Ambiciozë dhe konkurrues
Luanët janë të shtyrë nga një dëshirë e madhe për sukses dhe pushtet. Në një lidhje, duan dikë që i mbështet në ëndrrat e tyre dhe që nuk i frenon. Nëse përpiqesh t’i ndalosh, ata bëhen të pamëshirshëm dhe agresivë. Jepu hapësirën që kanë nevojë për të ndjekur vizionin e tyre.
7. Të pasigurt dhe posesivë
Pas gjithë atij vetëbesimi, fshihet një pasiguri emocionale. Luanët kanë frikë nga tradhtia dhe manipulimi, ndaj shpesh bëhen xhelozë dhe kontrollues. Duan të ndihen prioriteti yt dhe nuk e durojnë që të luash me ndjenjat e tyre. Lojërat e xhelozisë? Më mirë shmangi, nuk përfundojnë mirë.
8. Temperament i zjarrtë
Përtej faktit që janë shenjë zjarri, ata kanë një natyrë shpërthyese. Nëse situata nxehet, më e mira që mund të bësh është të tërhiqesh dhe t’u japësh hapësirë për të reflektuar. Ata kanë nevojë për kohë që të qetësohen dhe të mendojnë me kthjelltësi.
9. Të zotët në debat
Luanët janë inteligjentë dhe të artikuluar. Në një diskutim, do të dinë gjithmonë si të pozicionohen dhe rrallë heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Nëse nis një debat me një Luan, përgatitu për një betejë të gjatë dhe të mirëargumentuar.
10. Udhëheqës të lindur
Të pavarur dhe plot vizion, Luanët janë natyrshëm drejtues. U pëlqen të marrin përgjegjësi dhe nuk e durojnë të kontrollohen. Nëse je në një marrëdhënie me ta, jepu hapësirën për të udhëhequr dhe lejoji të marrin vendime, kjo i bën të ndihen të vlerësuar dhe të dobishëm.