Barcelona dëshiron të rinegociojë kushtet e marrëveshjes së marketingut që ka me Spotify.
Platforma e transmetimit të muzikës ka një marrëveshje me klubin katalanas, e cila skadon verën e ardhshme. Presidenti Laporta kërkon rinovim me rritje në 120 mln euro në vit.
Aktualisht, Barcelona përfiton rreth 75 milionë euro në vit nga Spotify. Katalanasit kanë edhe një shifër prej 5 milionë eurosh në vit për të drejtat e emrit të stadiumit.
Problemi është se Spotify në kontratën ekzituese ka klauzolë që e lejon të rinovojë me të njëjtat kushte. Kjo nuk i pëlqen Laportës, i cili kërkon rreth 40 mln euro në vit më shumë.