Nëse ndihesh gati për të filluar një kapitull të ri në dashuri, lajme të mira: universi është në anën tënde! Nga tani e deri më 10 gusht, yjet hapin një portal të ri për lidhje të thella shpirtërore, dashuri transformuese dhe romanca që ndihen… pak si magji.

Nga Hëna në Shigjetar që më 4 gusht ndez nevojën për të vërteta të mëdha në dashuri, te hyrja e Marsit në Peshore më 6 gusht që sjell pasion dhe ekuilibër në marrëdhënie, gjithçka përgatitet për të kulmuar me Hënën në Ujor më 9 gusht dhe hapjen e Lion’s Gate Portal më 8 gusht, që është simbol i manifestimit dhe lidhjeve të thella shpirtërore.

Këto janë 5 shenjat që do ndihen më të përkëdhelura nga fati në dashuri:

Dashi

Po kalon një periudhë të thellë transformimi personal. Por kjo s’do të thotë që s’ke vend për dashuri. Në fakt, është pikërisht tani koha kur mund të shfaqet dikush që do të të dojë për atë që je, me gjithë ndryshimet dhe pasiguritë. Marsi, planeti yt udhëheqës, hyn në Peshore më 6 gusht dhe të fton të shfaqesh në dashuri ashtu siç je: autentik/e dhe plot dëshirë për t’u lidhur.

Binjakët

Nga 4 gushti, Hëna në Shigjetar të shtyn të dalësh nga zona jote e rehatisë dhe ndoshta edhe nga modelet e zakonshme që ndjek në lidhje. Një energji e re po vjen dhe ti mund të ndjesh se ke ndjenja për dikë që s’e kishe menduar fare. Jepi vetes hapësirë për të eksploruar. Mos mendo “si duhet të jetë një lidhje”, por si ndihesh ti në një të tillë.

Luani

Gjërat kanë qenë të paqarta, por Super Hëna sjell ndriçim. Nuk është fundi, është një fillim i ri, këtë herë me më shumë qartësi për çfarë do në dashuri. Është koha për të vendosur nëse do të vazhdosh me dikë, apo do të krijosh një marrëdhënie nga e para. Por në çdo rast: dielli po shkëlqen për ty.

Shigjetari

Ke kërkuar gjithmonë një dashuri që të përputhet me shpirtin tënd. E kanë quajtur kërkesë e tepruar, por ti s’je dorëzuar. Dhe tani, më në fund, do të vërtetosh se je shumë afër ose ndoshta je pikërisht aty. Më 9 gusht, një lidhje mund të marrë kthesë të papritur. Një mik/e mund të shndërrohet në diçka më shumë. Jepi universit hapësirë për surpriza.

Ujori

Super Hëna në shenjën tënde më 9 gusht do të mbyllë një kapitull që nisi me Hënën e re më 29 janar. Ndërkohë, Porta e Luanit (Lion’s Gate) më 8 gusht të ndihmon të manifestosh një dashuri që përputhet me versionin tënd të ri. E kaluara është mbrapa dhe universi të thotë: “Eja përpara, ka shumë më shumë gjëra për ty.”