Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh që zhvillova së fundmi, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se vetëm 1.1 milionë zgjedhës të këtushëm janë simpatizantë të dy politikanëve kryesorë – Ramës e Berishës. Ndërkohë, pothuaj 1.22 milionë votuan më 11 maj për listat e kandidatëve të përzgjedhur prej tyre.

Nga ana tjetër rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por vetëm 250 mijë votuan për lista kandidatësh të prezantuara nga partitë e vogla (PSD, Mundësia, Bashkë, Shqipëria Bëhet, Nisma, etj.).

Shifrat e mësipërme tregojnë se rreth 450 mijë zgjedhësit e këtushëm që nuk simpatizojnë as Ramën e as Berishën nuk e gjejnë veten as tek dy partitë e mëdha, por as tek këto të voglat. Dhe për sa kohë nuk del në skenë një forcë e re e aftë për të thithur 1/3 e votave të elektoratit të këtushëm (rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm), duket se Rama e Berisha do të vazhdojnë të mbretërojnë, i pati në pushtet dhe i dyti në opozitë…