Kryeministri Rama në një komunikim me ndjekësit në rrjetin social Facebook komentoi rezultatin e 11 majit me 83 mandate, të cilin e quajti një detyrim ndaj votuesve për të bërë më shumë. Më tej, Rama u përgjigj me tone të ashpra ndaj socialistëve që mendojnë se 83 mandate janë një arsye për të fjetur më shumë, duke u thënë se e kanë gabim dhe se duhet të zgjohen.
“Kemi marrë 83 mandate falë besimit dhe këto janë detyrime më shumë ndaj njerëzve. Nëse disa brenda nesh e shohin si një arsye më shumë për të fjetur, u them që e kanë gabim dhe duhet të zgjohen një orë më parë sepse 83 mandate janë një arsye për të fjetur më pak.
Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave dhe të gjitha këtyrë kleçkave. Në dy javshin e dytë të Korrikut do të vazhdojmë për të mos u ndalur më me të gjitha forcat për të ngritur në hava këtë shtëpinë tonë të përbashkët. “