Ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Takimi u mbajt në një lokal pranë selisë së partisë së Limajt në Prishtinë.
Derisa ende nuk ka detaje konkrete mbi ecurinë e bisedimeve apo ndonjë përafrim që mund të çojë në një marrëveshje politike, dy partitë vijojnë negociatat e tyre pa arritur ende një marrëveshje.
Vetëvendosje dhe Nisma janë në negociata prej disa muajsh për një mundësi bashkëpunimi, por mosmarrëveshjet qëndrojnë kryesisht në kërkesën e Limajt për postin e kryeparlamentarit, të cilën Kurti nuk ka pranuar të kompromiset.
Negociatat vazhdojnë në pritje të një zgjidhjeje që do të mund të ndryshojë ekuilibrin politik në Kosovë.