Në këtë puntatë të emisionit “Profil” nga gazetarja Greta Topjana, vjen Anila Basha.
Një rrëfim personal dhe profesional i një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, e cila rrëfeu sfidat, sukseset dhe vendimet e vështira të cilat e kanë formësuar si njeri dhe si profesioniste.

Anila Basha foli edhe për rolin më të rëndësishëm në jetën e saj, atë si mamaja e Arisit, djalit të saj 5-vjeçar.

“Jam vajza e parë që i kam marrë një intervistë Sudes. Është botuar te “Dita Informacion” dhe u profilizova aty shumë mirë dhe rroga ime e parë do të ketë qenë aty diku te 120 mijë lekë, në mos gaboj, të vjetra. Mbaj mend kur bëra intervistën me Suden dhe mezi e mora, sepse Suda s’po dilte nga shtëpia se s’kishte lekët. Të gjithë thoshin se paratë i kishte kompetenti dhe të gjithë mendonin se kompetenti ishte ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe Sudja u bë enigmatike. Edhe ajo duhet të fliste se kush ishte kompetenti që kishte lekët e shqiptarëve. Nuk donin në atë kohë as shefat e policisë, as ata të shërbimit sekret që ta merrje në intervistë. Dita Informacion ishte kundër qeverisjes së Berishës. U ula me ata çunat që ruanin Suden poshtë pallatit dhe me idenë duke treguar që nga vini ju, po ti Anila po ç’a bën, sa e shkathët je. Edhe më lanë. Kur hyra brenda shtëpisë së Sudes, kur nxorra diktofonin aty, kishte vetëm njerëz, shumë fëmijë të vegjël, edhe shihja shumë miza dheu, edhe pashë atë të strukur në një qoshe divani, e frikësuar, edhe thashë: kjo i ka marrë lekët e shqiptarëve.” – rrëfen Anila Hoxha./Euronews Albania