Ledri Vula festoi ditëlindjen më 10 korrik, ndërsa mori një dhuratë speciale, nga dikush “anonim”!

Një person anonim i bleu reperit një Ferrari klasik dhe po, urojmë me zemër që dikush të ketë të njëjtën mendje për ditëlindjen tënde.

Në mbishkrimin e videos që qarkulloi një Instagram shkruhej:

“Surprizë për ditëlindje, nga personi anonim, Ledri Vula e meriton”.

Menjëherë komentuesit s’i kursyen aludimet se makina mund të jetë dhuruar nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën qarkullojnë zëra se ata janë në një lidhje.