Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në një lidhje skype në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ka folur mbi aksionin e ndërmarrë nga bashkia e vendit lidhur me lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset lokale dhe të vëna në shërbim të tyre, si dhe për shkarkimin e drejtëorëve të bashkisë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nëse dhe vetë ai ka menduar që të janë dorëheqjen pas këtij reformimi rrënjësor që po bëhet në këtë bashi, Dredha ka arsyetuar dorheqjet e drejtësore të Bashkisë së Vlorës, duke u shprehur se kërkohet që të bëhet më e mira për qyetarët dhe vendin.

“Duke marrë parasysh kritikat e Ramës në lidhje me punën e drejtorëve të bashkisë dhe dorëheqjet e tyre, kur ata gjetën kurajon për të dhënë dorëheqjen, po ju vetë si kryetar, a e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen kur patë që ekipi juaj dështoi? Apo qoftë edhe për faktin se kjo u quajt nga ekspertët si një imponim antiligjor i kryeministrit për të “shkrirë” bashkinë që ju drejtoni?”, u pyet Dredha.

“Drejtorët nuk janë shkarkuar pa të drejtë, nuk kemi asnjë vendim antikushtetues. Në këtë aspekt, ata nuk janë shkarkuar pa të drejtë, por ne kërkojmë nga vetja të bëjmë më të mirën e mundshme dhe këtë e kemi si detyrë ndaj vetes dhe ndaj atyre që punojnë me ne. Jemi gjithmonë në kërkim të mundësive të reja dhe për të dhënë mundësi profesionistëve të rinj.

Ne duam të bëjmë më të mirën për Vlorën, dhe kjo është një filozofi dhe strategji e re, ku edhe deputetët e rinj dhe ata aktual të PS-së po bashkohen për të punuar në terren”, tha Dredha.