Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksionin e lirimit të hapësirave publike në zonën e Freskut, në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.
“Edhe tek Fresku në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin,” u shpreh Rama në një postim në rrjete sociale, duke theksuar se hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme po i kthehen qytetarëve.
Ky është pjesë e një fushate më të gjerë që po ndërmerret në disa zona të Tiranës, me qëllim rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët, pas vitesh ndërtime apo zaptime informale.