VLORË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga aksioni i Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili ka hequr çadrat e paautorizuara në plazhin e Lungormares në Vlorë.

Ai thekson se hapësira e zaptuar padrejtësisht do t’u kthehet qytetarëve dhe pushueseve.

Shefi i qeverisë u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të Vlorës të aplikojnë për postet vakante, që janë krijuar pas largimeve të drejtorëve lokalë.

“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkruan Rama.