Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për të kthyer qytetin te qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe:
– Janë bërë 1,428 njoftime për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme;
– 352 subjekte kanë reaguar pozitivisht dhe kanë realizuar çmontimin vullnetarisht;
– Janë mbajtur 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit;
– Janë liruar 20 mijë m² hapësirë publike që më parë ishin të zëna me struktura apo objekte të paligjshme.
Ky aksion është pjesë e një nisme të Bashkisë së Tiranës për të përmirësuar jetën urbane dhe për të siguruar më shumë hapësira të lira për komunitetin.
Fotot para dhe pas çmontimeve vullnetare tregojnë qartë ndryshimin që po ndodh në qytet.