Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh informues në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt SHBA-ve me vizë turistike. Në njoftim thuhet se kohëzgjatja e qëndrimit në SHBA nuk përcaktohet nga data e skadencës së vizës, por nga vendimi i oficerit të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes në territorin amerikan.

POSTIMI:

Kujtesë! Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes suaj, JO nga data e skadencës së vizës.