Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë fjalës së tij, Gonzato i bëri thirrje aktorëve dhe institucioneve që të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel.
“Inkurajoj të gjithë aktorët dhe institucionet qe të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të gjykatës dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel”, u shpreh ambasadori.
Gjithashtu Gonzato falenderoi Gjykatën Kushtetuese dhe udhëheqjen e saj për rolin aktiv në procesin e integrimit të Shqipërisë, për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të sqaruar interpretimin kushtetues.
“Falënderoj GJK dhe udhëheqjen e saj për rolin aktiv në procesin e integrimit të Shqipërisë, për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të sqaruar interpretimin kushtetues dhe për faktin që kur trajton çështje të ndërlikuara mbetet mendje hapur për t’iu referuar të drejtës së BE-së dhe parimeve ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së.
Gonzato: Mund ta shohim procesin e integrimit në BE jo si një ushtrim formal por si një mundësi vërtetë transformuese, për të arritur më shukmë dhe për të ruajtur standardet. Dhe çdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuojnë për këtë vizion.
Falënderoj GJK dhe udhëheqjen e saj për rolin aktiv në procesin e integrimit të Shqipërisë, për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të sqaruar interpretimin kushtetues dhe për faktin që kur trajton çështje të ndërlikuara mbetet mendje hapur për t’iu referuar të drejtës së BE-së dhe parimeve ndërkombëtare.
Inkurajoj të gjithë aktorët dhe institucionet qe të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të gjykatës dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel.