Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me 2 vite burg Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
Sipas hetimeve te prokurorise ka rezultuar se Aleksander Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronesie.
Sipas SPAK, Laho e ka dhënë ryshfetin për mosankimin në Apel të një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.
Laho mbeti i plagosur ne vitin 2019-te, ne atentatin qe iu be prokurorit te Durresit Arjan Ndoja.
Ne ate kohe atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi nje video, ku ai po komunikonte me njw zyrtar te avokatures se shtetit per rastin korruptiv.
Kjo eshte pranuar edhe nga Kërçuku, qe eshte denuar me 2 vite burg per akuzen e korrupsionit.
Njoftimi:
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Tiranë, më datë23.07.2025
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtSaida Dollani(kryesuese),Dhimitër Lara(anëtar) dheEngert Pëllumbi (anëtar), më datë23.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 43akti, datë 28.05.2025 regjistrimi,mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimin e paraqitur ngai pandehuri A.L., ndaj vendimit nr. 12, datë 06.02.2025të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 06.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 244 dhe 50, shkronja gj) të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
– Në bazë të nenit 406 paragrafi 1 i K.Pr.Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
– shpenzimet procedurale edhe në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurit.
U shpall në Tiranë, më 23.07.2025.