Përballë Mira Kazhanit së fundmi ka qenë Armina Mevlani, vajza e cila pavarësisht se në vogëli nuk dëshironte që të ishte një njeri i famshëm, apo të kishte një partner të njohur, përfundoi duke qenë një ndër vajzat më të komentuara e të ndjekura si dhe e martuar me djalin e një prej figurave më me ndikim në politikën shqiptare, me Shkëlzen Berishën.

Përpos faktit të shtimit në peshë, rinisë, familjes, planeve për një bebe, ajo rrëfeu dhe një copëz nga e kaluara, kur takoi për herë të parë Shkëlzenin për të cilin nuk e dinte se ishte ai që ishte, djali i Sali Berishës.

“Unë kam enë një vajzë shumë e re kur e kam takuar dhe unë nuk i doja përgjegjësitë që do më vinin në lidhje me Shkëlzenin. Fare. Unë kam thënë ua sa bukur, dhe atëhere çdo gjë më dukej fushë me lule.

Nuk e kam kërkuar një partner me emër, me famë me pozita nuk e kam kërkuar kurrë këtë gjë, asnjëherë. Unë kam thënë dua një mashkull që të jetë intelektual dhe të rritemi bashkë profesionalisht. Dhe kur unë e kam parë nuk e kam ditur fare vërtet nuk e kam ditur që ai ka qenë Shkëlzeni”, ka thënë Armina.

Ndërkohë që më tej gazetarja e pyeti lidhur me marrëdhënien që ajo gëzon me dy fëmijët e Shkëlzenit, për të cilët u shpreh se i ka si “vëlla e motër” dhe përgëzoi për rritjen e tyre partnerin e saj, por veçanërisht nënën e tyre, Sadije Berishën.

Mira Kazhani: Ke një raport të mirë të shëndetshëm me fëmijët e Shkëlzenit?

Armina Mevlani: Të dy prindërit kanë bërë një punë të mrekullueshme me ata të dy, sidomos edhe mamaja e tyre e cila i ka rritur. Sepse ata kanë shumë përgjegjësi, janë fëmijë që kurrë nuk kanë shkaktuar probleme në adoleshencën e vet dhe jemi mirëkuptuar.

Unë i kam pasur si motra dhe vëllezër të vegjël, sepse s’mund të them si fëmijët e mi pasi unë jam rritur me ata. Bile këtë e ka thënë dhe vajza po ‘ua ne jemi rritur bashkë sepse ti ke qenë 22 vjeç unë kam qenë 10 vjeç.