Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy persona, S.C., 19 vjeç, dhe A.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, “nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe”.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.K. iu gjet dhe iu sekuestrua “një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis”, e cila u përdor si provë materiale në hetime.
Policia njofton se “vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.