Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan.

Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas AMP, efektivi i policisë i jepte hua me fajde personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet dhunës apo kanosjes kërkonte kthimin e shumave të mëdha monetare.

Gjatë operacionit, u sekuestruan pesë automjete të vitprodhimeve të fundit, në pronësi të individëve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.