Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar nevojën për një reformim të thellë të Kodit Penal në Shqipëri, duke theksuar se ashpërsimi i Kodit Penal është i domosdoshëm për të frenuar shkelësit e ligjit, sidomos ata që cenojnë pronën publike dhe private.

Në një intervistë për report Tv ai tha se vendi ka nevojë për një restaurim të drejtësisë penale, duke përfshirë edhe mundësinë e një Kodi Penal tërësisht të ri.

‘Shqipëria ka nevojë për një restaurim të drejtësisë penale dhe mund të ketë nevoje edhe për një kod tërësisht të ri penal. Kodi penal u miratua në një periudhë ku nuk kishte internet dhe nuk imagjinoheshin krimet kibernetike. Nga ana tjetër nuk ekzistonin rrjetet sociale dhe sot i kemi. Projekti për një drejtësi penale nuk duhet që të jetë një projekt partie, por një projekt drejtësie. PS i ka votat për të ndryshuar kodet, por mendoj se Kodi duhet që ti rezistojë të ardhmes dhe do të duhet një debat i gjerë’, tha ai./Shqiptarja.com