Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.
Rastet janë evidentuar në zona të mbrojtura si Mali me Gropa (Tiranë), si dhe në qarqet Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kurbin, Dibër dhe Belsh.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka urdhëruar shtimin e masave parandaluese dhe hetimore, duke kërkuar kujdes maksimal nga qytetarët. Policia paralajmëron ndëshkime të rrepta për çdo zjarrvënie që rrezikon jetën, mjedisin dhe pasuritë.