Miliarderi dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, thuhet se ka lënë një bakshish prej 45.000 eurosh për stafin e një hoteli luksoz në Venecia, ku qëndroi me bashkëshorten e tij të re, Lauren Sanchez, pas martesës së tyre madhështore.
Lajmi është raportuar nga gazeta italiane Il Gazzettino, e cila thekson se Bezos nuk ka reaguar për ta konfirmuar apo mohuar këtë informacion, që tashmë ka bërë xhiron e rrjetit.
Sipas të njëjtave burime, çifti qëndroi në një hotel me shtatë yje, dhe gjesti bujar i Bezos është përshëndetur gjerësisht nga personeli i hotelit.
Në krahasim me shpenzimet e dasmës, bakshishi duket si një detaj i vogël: ceremonia martesore, e mbajtur para tre javësh, raportohet të ketë kushtuar deri në 30 milionë dollarë.