Me Erion Veliajn në burg, në politikë po diskutohet zëvendësimi i tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Shehaj përsëriti edhe një herë idenë e tij se kandidati duhet të jetë jopolitik dhe jo anëtar i asnjë partie.
“Na duhet një figurë jopolitike, një anëtar partie. Na duhet një person që bashkon votat e të gjithë opozitës. A do t’i surprizojmë këta njerëz me një kandidat që mund të fitojë?”-tha Shehaj.
I pyetur nga gazetarja e ZËRI-it, nëse është i gatshëm të bashkëpunojë me partitët e tjera për një kandidati të përbashkët, Berisha ishte pro.
Pyetje- Dje Agron Shehaj përsëriti idenë e një kandidati apolitik për opozitën në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, ju a vazhdoni ti qendroni idesë së një kandidati të përbashkët për opozitën? A jeni të gatshëm të diskutoni me partitë e tjera të vogla për të gjetur kandidatin qoftë edhe apolitik?
Sali Berisha: Po jemi të hapur për kandidatin qoftë ai apolitik.