Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sot përsëri ndryshimet në Kodin Penal dhe Drejtësinë, duke thënë se ata janë për burg, por shpërblehen nga pushteti dhe kryeministri Edi Rama, sikurse edhe organizatat kriminale.
Ai pretendoi se ‘policia terroriste politike’ u vu në shërbim të narkoshtetit për votën e 11 majit, duke këmbëngulur në farsën elektorale.
Berisha nuk kurseu as GJKKO dhe SPAK, duke sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka dhe prokurorin Altin Dumanin, që i cilësoi shërbëtorë të pushtetit.
Ndryshimet në Kodin Penal, një armë të verbër në dorën e narkoshtetit. Altin Dumani një armë e narkodiktatorit, duhet të ishte në burg. Bëj thirje për rrëzimin e diktaturës, po instalohet narkoregjimi. Irena Gjoka duhet të ishte në burg, tani është gjykatëse. Drejtësia me eksponentë si Dumani dhe Gjoka. Për shkak të narkoeuros dhe ndërtimi është shndërruar në shtyllë kryesore, ku trafikantët dhe kreu i organizatës kriminale kanë gjetur parajsën”, tha Berisha.
Kurse për votën e Disaporës deklaroi se do e dërgonte deri në Strasburg. Edhe pse shprehu mosbesimin te Kushtetuesja, Berisha shpjegoi se do e ndiqte si fazë padie për shkak se kështu e kërkojnë procedurat ligjore, sepse para se të dërgohet në Strasburg, një çështje duhet të trajtohet njëherë në Kushtetuese.
“Votën e diasporës do e çojmë në Kushtetuese, madje deri në Strasburg. Sepse të çosh një çështje në gjykatën Kushtetuese, që ç’të them, ka dhënë vendime antiligjore deri tani. Ne do ndjekim të gjitha fazat, do e çojmë edhe në Kushtetuese, sepse duhet të mkalojë atje para se të shkojë në Strasburg dhe do i ndjekim të gjitha fazat, edhe pse nuk kemi besim”, tha ai.