Real-Madrid dhe Paris SG është super përballja gjysmëfinalsite e Botërorit të Klubeve.

Real Madrid ka arritur të kualifikohet pas një fitoreje dramatike 3:2 kundër Dortmundit. Golat për madrilenët u shënuan nga Gonzalo García në minutën e 10-të, Fran García në minutën e 20-të dhe Kylian Mbappé në minutën e 94-të.

Nga ana tjetër, Dortmund reagoi me golin e Maximilian Beier në minutën e 93-të dhe Serhou Guirassy shënoi nga penalltia në minutën e 98-të, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Në momentet e fundit të ndeshjes, Dortmund pati një rast të artë për të barazuar rezultatin, por portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, bëri një pritje heroike që mbajti ekipin në avantazh. Gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të Klubeve është Fluminense-Chelsea.