Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e betimit të 26 prokurorëve të rinj. I pranishëm ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i cili mbajti fjalën e tij në ceremoni.

Duke iu drejtuar prokurorëve të rinj, Çela tha se tashmë duhet të kenë një qasje tjetër nga ajo që kishin në shkollën e Magjistraturës apo Fakultetin Juridik. Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë po kalon një moment të vështirë, sidomos Prokuroria. Kryeprokurori iu uroi sukses prokurorëve të rinj në detyrën e tyre, në fund të fjalës në ceremoni.

“Ajo që kërkoj nga ju është të shikoni veten si pjesë e një skuadre të madhe. Dhe të keni një qasje tjetër nga ajo që keni pasur në shkollën e Magjistraturës apo faktulteti juridik. Nga nesër ose pasnesër do përballeni me shumë përgjegjësi. Sistemi i drejtësisë, sidomos Prokuroria po kalon një moment të vështirë. Mendoj se me entuziazmin dhe ndihmën e mbeshtetjen e përgjegjësve tuaj apo Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, do t’ju bëjë të keni sukses.”, u shpreh Çela.