Deputeti socialist Lavdrim Krashi ishte i ftuar në Log, News 24 mbrëmjen e sotme ku u diskutua marrëdhënia Shqipëri-Britani, teksa kohët e fundit kryeministri Rama ka refuzuar disa oferta të homologut anglez për të hapur kampe për emigrantët këtu.
Krashi u ndal edhe tek debati në X, mes Ramës dhe politikanit britanik iniciues të Brexit, Nigel Farage.
Krashi mendon se numri i shqiptarëve në Britani nuk dihet, por janë shumë më të larta se të dhënat zyrtare, që thonë se ndodhen 52 mijë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Lavdrim Krashi: Këto flamuj janë normale, por nuk besoj se Farage do pinte gotë vere. Do preferon birrën. Natyrisht duhet të kemi parasysh kontekstin e debatit në distancë e kryeministrit një politikani që e kam ndjekur. Është një politikan jo me pak eksperiencë. Ka qenë 3 herë në PE. Ka patur një parti politike UK Indipendence Party. Ka patur një qëllim, një pikë largimin nga BE që në fillim të ‘90. Në 2016 me largimin formal, ka ndodhur dhe largimi real nga BE.
Nuk ka më nevojë prandaj nuk ka më UK IP. Ngeli pa punë. Sot është deputet i Britanisë, i dalë për herë të parë, ka dështuar 3 herë. Kjo pjesa e debatit midis të dy personave… mendoj se është pak ndryshe. Kryeministri kishte një intervistë në Guardian. Atje lindi. Është Britania që e ka krijuar për herë të parë idenë e kampeve në një vend të tretë. E nisi me Ruandën dhe dështoi në mënyrë spektakalore pastaj Shqipëria me Italinë është marrëveshje tjetër. Ne jemi eksportues emigracioni. Britania është pritëse. Shifrat janë të frikshme në Britaninë e Madhe. 20 mijë kanë kaluar La Manshit 6 mujorin e parë.
Nuk dihet numri i saktë. Ka shqiptarë nga Shqipëria me të dhënat e ministrisë së Brendshme 52 mijë qytetarët shqiptarë. Ky nuk është numri real. Ka disa që janë shqiptarë me pasaporta të vendeve të tjera. Kanë ardhur nga Greqia dhe Italia. Nuk janë të sakta shifrat. Zyrtarisht janë 52 mijë, në realitet janë më shumë se 52 mijë.