Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane.
Policia i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se të paktën tre persona janë plagosur gjithashtu në aksidentin që ndodhi pranë Riedlingen, afër Stuttgartit, në jugperëndim të vendit. Sipas raportimeve, një stuhi kishte përfshirë zonën pak përpara aksidentit.
Rreth 100 persona ndodheshin në bordin e trenit kur të paktën dy vagonë dolën nga shinat në një zonë të pyllëzuar rreth orës 18:10 me orën lokale (17:10 BST), raportoi dpa.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë vagonë të përmbysur dhe një prani të madhe të shërbimeve të emergjencës. Në vendngjarje shihen gjithashtu edhe pemë të rrëzuara.