Përvec korrupsionit dhe fshehjes së pasurise ndaj Ilir Metës është ngritur akuza e pastrimit të parave.Kjo veper penale sipas Spak lidhet me episodin ku Ilir Meta ishte në krye të partisë LSI.
Sipas dosjes hetimore rezulton se është vërtetuar se egziston një lidhje interesash ekonomike dhe transaksione bankare midis kompanisë B.SK. shpk, kompanisë Unifi Communications Inc me president Adrian Shatkun, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj e Monika Kryemadhi. Bazuar në faktin se:
1. Partia LSI për vitin 2016-2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 369.785 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania lobuese GSIS LLC.
2. Burimi i fondeve që kanë financuar kontratat e lobimit dhe konsulencës të partisë LSI, nuk është deklaruar sipas ligjit
3. Adrian Shatku dhe kompania Unifi Communication Inc kanë kryer pagesa në shumën 253.285 lekë për logari të partisë LSI me qëlim mbulimin e shpenzimeve që lidhen me ekzekutimin e kontratës së këshilimit që Lëvizja Socialiste për Integrim ka lidhur me kompaninë Global Security& Innovative Strategies LLC.
4. Ema Çoku i ka transferuar Adrian Shatkut dhe Unifi Communication Inc shumën 220,000 dolarë nga të cilat 100,000 USD janë derdhje cash të copëzuara brenda një dite në të njëjtën llogari nga persona pa të ardhura (punonjëse të B.S.K shpk).
5. Kompania B.S.K dhe vetë Ema Çoku, kanë paguar shuma nga 3,000 Euro; 4,465 Euro; 10,000 Euro; 867,000 lekë; 1,142,000 lekë deri në 4,100,000 lekë, për aktivitete të LSI-së dhe të përfaqësuesve të kompanisë JPM Strategic Solutions LLC që kanë kryer aktivitet në Shqipëri për llogari të LSI-së.
Me këtë cilësi, i pandehuri Ilir Metaj, ka ndërmarrë veprime aktive kriminale, me qëllim fshehjen e natyrës së vërtetë, origjinës dhe burimit të fondeve të cilat janë përdorur për të financuar kontratat e
lobimit, duke ditur që këto para janë produkt i veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Sipas Spak është vërtetuar që në marrëdhënien që Lëvizja Socialite për Integrim ka me Global Security& Inovative Strateges janë deklaruar shpenzime 93.761 USD, ndërkohë që është vërtetuar se Global Security& Inovative Strateges ka përfituar nga kjo marrëdhenie 463.546,26 USD apo 369.785 USD më shumë, se shuma e deklaruar në Shqipëri./Ora News