Love triangle, a girl is hugging a guy and he is holding hands with another girl, they are sitting together on a bench

Bigamia pritet të konsiderohet një vepër penale në Shqipëri, sipas draftit të ri të Kodit Penal, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik.

Sipas nenit 742 të këtij drafti, lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Në rastet kur personi vijon të jetojë në një marrëdhënie bigamie edhe pas një dënimi të mëparshëm penal për këtë vepër, parashikohet një dënim më i ashpër, që shkon nga gjashtë muaj deri në katër vjet burgim.

Neni 742 ka edhe një dimension ndërkombëtar. Ai parashikon ndëshkimin edhe nëse bigamia është kryer jashtë Shqipërisë, në vende ku ajo lejohet, por në rastet kur janë përfshirë shtetas shqiptarë ose të huaj me banim në Shqipëri.

Drafti synon të forcojë masat kundër martesave të dyfishta, duke unifikuar standardet ligjore me ato europiane dhe duke mbrojtur të drejtat e individëve të prekur nga ky fenomen.