Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, ndau disa sugjerime leximi për verën. Ajo theksoi rëndësinë e rikthimit te klasikët, si dhe vlerën e letërsisë shqipe.

Ajo rekomandoi vepra si “Mandarinët” e Simone De Beauvoir dhe “Në kërkim të kohës së humbur” të Prustit. Bardhyli dha edhe sugjerime për politikanët, duke përmendur veprat “Republika” e Platonit dhe “Arti i luftës” i Sun Tzu.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli: Kur flasim për lexime bere, mua më pëlqen që të rikthehemi ndonjëherë dhe tek klasikët. Vetëm pak kohë më parë është botuar në shqip një vepër e madhe e një autoreje që unë e dua dhe e çmoj, Simone De Beauvoir. Është vepra “Mandarinët” e përkthyer nga Diana Çuli. Do e sugjeroja këtë vepër, që na çon në vitet 1945, është vepër që tregon për përpjekjet e një grupi intelektualësh francezë, një përpjekje e tyre e vazhdueshme për të shpëtuar një botë, e cila ishte në fund të Luftës së Dytë Botërore, bota duket sikur i është rikthyer sërish në këto ngjarje dhe në kontekstin kulturor e gjeo-politik, kjo është vepër që na mëson për rolin që duhet të kenë mendjet e mprehta të një shoqërie. Përmes kësaj vepre, autorja duket se i bën ftesë intelektualëve sot, që të jenë më të pranishëm me potencialin e tyre në çështje politike e kulturore të vendit të tyre. Do sugjeroja edhe “Në kërkim të kohës së humbur” të Marsel Prust. Një vepër interesante është edhe “Shënimet e një gruaje”. Janë “Kujtimet” e Tedi Papavramit, “Parajsa Artificiale” e Ben Blushit, Alfred Peza ka nxjerrë roman interesant, doja të rikthehemi dhe tek letërsia shqipe. Bajram Karabolli ka ripërkthyer “Don Kishotin”.