“Çfarë emocioni të shoh Dua Lipën në restorantin tim”, e përshkroi Vincenzo Capuano i “Cicciotto a Marechiaro” mbërritjen e yllit të popit në restorantin e tij në Marechiaro.

Ide të qarta, njohuri për delikatesat italiane, një pasion për ushqimin, sidomos frutat e detit. “Ajo hëngri ton tartar dhe kallamar të skuqur. Pastaj donte karkaleca të gjallë dhe e dinte ndryshimin midis atyre nga Siçilia dhe Kalabria. ‘Dua ato vjollcat’, tha ajo. Dhe pastaj, linguine me scampi për pjatën e parë” – u shpreh pronari i restorantit.

Dua do të thotë “dashuri” në shqip

Jo se restoranti kishte nevojë për publicitet, por kur pret një yll me 87 milionë ndjekës, fama e kuzhinës tënde përhapet në të gjithë botën. Buzëqeshja e butë e Vincenzo Capuanos në foto me Dua Lipën e mrekullueshme duket se e përcjell këtë. Në fund të fundit, në shqip, Dua do të thotë “dashuri” dhe Marechiaro është simboli tipik romantik i Napolit.