Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka folur për ndikimin që vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Dumani u shpreh se nuk i diskutojnë vendimet e Kushtetueses, por i zbatojnë dhe respektojnë. Gjithashtu u shpreh se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë në harmoni dhe respekt ndaj njëra-tjetrës.

“Ne nuk diskutojmë vendimet e Kushtetueses. I zbatojmë dhe i respektojmë ato. SPAK do të mirëpresë arsyetimin e detajuar të gjykatës”, tha Dumani.